Mëngjesin e sotëm u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damina Gjiknuri doli në një deklaratë për mediat. Ai tha se në për zgjedhjet e 14 Majit, PS-ja nuk do të shpenzojë për fushata të mëdhaja. “U diskutua për strategjinë dhe një kalendar aktivitetesh dhe do të respektojmë kodin zgjedhore. Ishte një mbledhje punë”,-tha Gjiknuri.
Tubimi i hapjes së fushatës?
Damian Gjiknuri: Nuk duam të bëjmë aktivitete masive, nuk duam që të bërtasim. Do të fillojmë aktivitetin javën tjetër.
Strategjia?
Damian Gjiknuri: Rublat ruse, ata janë vetë të zhytur. Strategjia jonë është e ndërtimit të të ardhmes. Pala tjetër nuk ka strategji por ka vetëm një slogan, përmbysje dhe revolucion. PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Duam të japim dhe një mesazh për zhvillimin dhe të mbjellim pemë. Ne e shohim Shqipërinë si një vend stabël që po bën progres. Pala tjetër e sheh zi.
Thatë që gjysmën e paravë të fushatës do i përdorni për të mbjellë pemë, a ka më vend për të mbjellë pemë në Tiranë pas 1 milion të mbjella nga Veliaj?
Damian Gjiknuri: Gjithmonë ka vend ka pemë, gjelbërimi e bën jetën e njerëzve edhe më të mirë.
Motoja e fushatës?
Damian Gjiknuri: Do e bëjmë të ditur shumë shpejt edhe moton. Do i mëshojmë progresit dhe vazhdimësi
