Përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve ka në Francë, ku prej ditësh po mbahen protesta të forta. Nuk mungoi dhuna, gazi lotsjellës, boja, gurë e shishe të hedhura mes palëve. Gjatë mbrëmjes, veç të lënduarve pas përplasjeve, pati edhe të arrestuar, për sjelljet e dhunshme.
Macron ka humbur ndjeshëm mbështetje pas kalimit të reformës në ligj, pa votën në parlament, ndërsa opozita franceze është rritur fuqishëm javët e fundit, me kundërshtinë që i bëjnë kësaj reforme.
Vala e fundit e protestave përfaqëson sfidën më të madhe ndaj autoritetit të Macron, që prej revoltës së jelekverdhëve, 4 vite më parë. Tashmë përfaqësuesit e sindikatave në vend presin vendimin e datës 14 prill, kur Këshilli Kushtetues do të vendosë për ligjin e pensioneve.
