Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Burgosi 24 vite në bodrum të bijën dhe bëri 7 fëmijë, “përbindëshi” austriak: Jam njeri i mirë

10:38 / April 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet e inecestit janë të frikshme. Rasti i Josef Fritzl padyshim do të mbetet si një nga më të frikshmit në dosjet kriminale apo kronikat e shkruara në media. Josef burgosi për plot 24 vite brenda bodrumit të shtëpisë vajzën e tij Elisabeth, me të cilën bëri dhe 7 fëmijë. Fritzl i cili mbylli dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për incest, përdhunim, detyrim, burgim të rremë, skllavërim dhe për vrasje nga pakujdesia të një prej djemve të tij të mitur.

Ai ka paraqitur një kërkesë për t’u transferuar në një burg normal, por Gjykatat austriake e kanë refuzuar. Fritzl i cili ndryshoi emrin e tij në Mayrhoff gjashtë vjet më parë, tani thuhet se vuan çrregullime mendore. Edhe pse të gjithë e kanë cilësuar si të çmendur, avokatja e tij ka tjetër mendim. Wagner thotë: Ky plak është larg të qenurit i pafuqishëm, nuk ka asnjë shenjë çmendurie.

Avokatja e botoi librin në bazë të rrëfimeve që krimineli i ka bërë. Para se të tregohej krejtësisht monstruoz me vajzën e tij, Fritzl kishte pasur dhe një histori abuzimi më parë. Në vitin 1967, një vit pasi Elisabeth lindi, ai hyri në shtëpinë e një infermiereje 24-vjeçare në Linz dhe e përdhunoi atë, duke i mbajtur një thikë në fyt. Ai u akuzua gjithashtu si i dyshuar në tentativën për përdhunim të një gruaje tjetër. Ai kreu vetëm 12 muaj burg.

Teksa hetuesit shkojnë pas në kohë për ta studiuar më mirë atë si personazh thuhet se Fritzl ka lindur në Amstetten në vitin 1935 dhe është rritur nga nëna e tij. Babain e kishte të alkoolizuar dhe e kishte braktisur që kur Josef ishte 4 vjeç. Pavarësisht se u rrit pranë nënës së tij, kjo e fundit e kishte dhunuar vazhdimisht.

“Ka një njollë të zezë që fshihet brenda meje. Unë jam një person i dërrmuar. Kur isha fëmijë mendoja se askush s’më donte, nëna ime s’më puthte as më përqafonte kurrë. Kisha frikë nga ajo, më rrihte shumë. Më ndaloi të kem shokë, më quante kriminel e djall. Jam penduar me zemër për atë që i kam bërë familjes time, por nuk mund ta kompensoj dot. Për t’u hakmarrë ndaj nënës time unë e mbylla në nja papafingo me tulla vitet e fundit para se të vdiste. Në të vërtetë jam njeri i mirë, nuk e di pse dhe gruaja ime apo vajza ime nuk do më asnjë kontakt me mua”, shkruhet në librin “The Abysses of Josef F” në të cilin shkruhen detajet e krimit makabër dhe pjesë nga rrëfimi i Josef pas burgosjes, të cilat nuk ishin publikuar më parë.

bodrum
Capture 35
lavaman

Josef Fritzl
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.