Një grua 33 vjeçe është qëlluar me thikë në sy të dy vajzave të saj, 9 dhe 7 vjeçe, brenda një autobusi në Berlin. Policia ka arrestuar sot autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili rezulton të jetë vëllai i saj nga njëri prind.
41-vjeçari tani është në paraburgim. Ai u identifikua në kuadër të hetimeve, veçanërisht nga video-incizimet dhe intervistave me dëshmitarë.
Ai ende nuk ka dhënë dëshmi, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.
Shëndeti i saj është kritik, ka njoftuar policia.