Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Mirditën, simbolik e katolicizmit në Shqipëri për t’u uruar të gjithë besimtareve Katolik festën e Pashkës.
Në mesazhin e tij nga katedralja e Rrëshenit, Begaj tha se ringjallja e Jezu Krishtit është një ngjarje mjaft e rëndësishme pasi e mira triumfon ndaj të keqes.
‘‘Në këtë ditë të shenjtë të besimtarëve katolikë, uroj gjithë besimtarët dhe shqiptarët: Gëzuar Pashkët. Është një ditë paqeje, harmonie e mirësie. Ne duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës‘‘,-tha Presidenti.
