Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Sëmundjet që zbulohen nga duart

17:52 / April 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deuaratteqe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet e ndryshme
Nën çdo thua gjendet një rrjet i tërë kapilarësh. Thonjtë e shëndetshëm kanë një nuancë rozë që reflekton gjakun e kuq të oksigjenuar në kapilarë. Nëse ju vuani nga sasi të ulëta të oksigjenit si pasojë e një sëmundje kronike të mushkërive apo zemrës, gishtat mavijosen, një term që njihet si cianoza.
Kjo është arsyeja përse pacientëve në spital u kërkohet të heqin manikyrin nga thonjtë.

Dridhjet

Dridhjet e duarve mund të sinjalizojnë ankthin ose praninë e kafeinës së tepërt në trup. Dridhja e duarve mund të sinjaliojë edhe probleme me tiroiden, sëmundjen e Parkinsonit ose çrregullimet bipolar. Dridhja e njërës dorë mund të sinjalizojë një dobësim neuromuskular dhe rrallëherë kancerin në tru.

Zverdhja e duarve

Nëse vëreni që ngjyra e lëkurës së duarve është e zverdhur, atëherë kjo mund të sinjalizojë verdhëzën ose një problem me pankreasin, tëmthin dhe mëlçinë. Kur duart janë të zbardhura dhe të fryra, atëherë në organizëm mund të ketë një problem me tiroiden që nuk sekreton mjaftueshëm hormone. Nëse duart marrin një nuancë rozë të çelët atëherë kjo mund të jetë shenjë e anemisë ndërsa skuqja e pëllëmbëve sinjalizon problem me mëlçinë.

Plakja nis tek duart

Një nga shenjat fillestare që vihen re gjatë ekzaminimit të duarve është se ato rrëfejnë moshën e saktë të pacientit. Me kalimin e viteve, lëkura e duarve hollohet dhe venat bëhen më të dallueshme. Në shumë raste, në lëkurën e duarve shfaqen njolla të kafëta si pasojë e moshës.

duart semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.