Psikologia Enertila Bekteshi këshilloi prindërit që t’i mbajnë larg fëmijët nga emisione si “Big Brother”.
Bekteshi argumentoi se fëmijët nuk mund ta kuptojnë siç duhet qëllimin e programit, ndaj nuk duhet lejuar të ndiqet.
“Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e ‘Big Brother’ nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni. Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale. Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët. Këto emisione nuk kanë koncepte të pajtueshme për jetën e tyre”, shprehu psikologia.