Një aksident pa pasoja në njerëz është shënuar pasditen e kësaj të hënë në Tiranë.
Shoferi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me kangjellat.
Fatmirësisht, këmbësorët nuk janë lënduar. Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
