Një shprehje e vjetër kineze thotë: “Vrit pulën që të frikësosh majmunin”. Kuptimi në vija të trasha është që mënyra më e mirë për të intimiduar një rival të madh është duke dëmtuar një të vogël. Por çfarë ndodh pas kësaj? Një burrë në Kinë duket se sapo e ka zbuluar. Në një rast tejet kurioz gjyqësor, një person i identifikuar vetëm më mbiemrin, Gu u dënua këtë javë me burg, pasi gjykata e shpallit fajtor për “trembjen për vdekje” të 1100 pulave, që i përkisnin një fqinji me të cilin kishte konflikte.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment