Fushata zgjedhore e 14 Majit, po nis me probleme. Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kreut të “Rithemelimit” Benard Ndreca. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës, pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Kujtojmë se një ditë më parë kandidatët e këshillit bashkiak të PD-së së Alibeajt shprehën mbështetjen ndaj Zef Hilës dhe jo kandidates së tyre.

