Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sot mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë në lidhje me konfiskimet e pronave me VKM

09:08 / April 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata kushtetuese 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën Kushtetuese sot do të zhvillohet seanca për padinë e grupit parlamentar të PD-së kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve opozita e quajti shkelje të ligjit ndaj PD e dërgoi në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit pasi sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës. PD përmes padisë argumentoi të gjitha shkeljet e ligjit.

“Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji; – Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend; – Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; “Vendimi i qeverisë parashikon që kushdo që ndërton kulla pa leje apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit për 1 euro, me pas mund ta blejë dhe e gëzon ndërtimin e paligjshëm i pashqetësuar.

Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve”, – thuhet në padinë e PD-së. Ligji I qeverisë krijoi pasiguri të shumta juridike për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në fillim-vjeshtë të vitit të kaluar. Mjaft qytetarë, që kanë blerë apartamente në 25 ndërtesat e konfiskuara tashmë, shprehën shqetësimin mbi të ardhmen e investimit të tyre në këto objekte. Juristët shprehen se vendimi i këshillit të ministrave cenon të drejtën e pronës, dhe të sigurisë juridike.

Në shtator të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Vendimi qeverisë për ndërtimet pa leje solli atëherë reagimin e fortë të Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet Gazmend Bardhi, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese me datën 12 tetor 2022. Padia u firmos nga 28 deputetë demokratë me arsyetimin se ligji nuk është i barabartë për të gjithë dhe se kryeministri Edi Rama po amniston oligarkët duke qenë selektiv.

PD kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Sipas padisë ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe organet hetimore të paktën për 4 raste në Tiranë kanë nisur hetimet. Edhe pse autoritetet janë shprehur se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi nuk i shpëton ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit nga ndjekja penale, sërish paqartësitë ligjore janë të shumta. Kontrolli i ndërtimeve pa leje kryhet nga disa institucione si Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit në njësitë vendore, policia bashkiake dhe ajo e shtetit. /Panorama/

konfiskimet e pronave me VKM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.