Pesë persona humbën jetën atje pasi Connor Sturgeon, një punonjës banke në SHBA, hapi zjarr mbi kolegët në një sulm të cilin ai vetë e transmetoi drejtpërdrejtë në Instagram. 4 persona të moshës nga 40 deri në 64 vjeç vdiqën në vend; 9 ishin të plagosurit mes tyre edhe një oficer i ri policie i cili kishte vetëm dy javë që ishte diplomuar.
Efektivi 26 vjeçar Nickolas Wilt u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike. Policia reagoi brenda vetëm tre minutash, dhe e qëlloi për vdekje autorin e ngjarjes.
Connori i ishte bashkuar vitin që shkoi bankës Old National si punonjës me kohë të plotë pasi kishte shpenzuar tre vera atje si praktikant. Sipas mediave vendase, 25-vjeçari ishte njoftuar se do të pushohej nga puna dhe kishte shkruar një letër, në të cilën përshkruante planet e tij për sulmin, përpara se të shkonte në zyrë të hënën.
