Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

FOTO/ Licencimi i mësuesve të rinj, dalin datat e provimit të shtetit për të gjitha profilet lëndore

11:39 / April 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara për licencat e reja në arsim tashmë ka nisur. Kandidatët e arsimit fillor janë të parët që po i nënshtrohen provimit të shtetit, rezultatet pozitive të të cilit, janë vendimtare për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit të mësuesit në këtë profil lëndor. Provimet për këtë profil do të vijojnë deri të premten e datës 14 prill.

Në vijim do të jenë kandidatët e diplomuar në gjuhët e huaja që do të vijojnë me dhënien e provimit të shtetit. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, në datat 18, 19 dhe 20 prill provimi i licencimit do të zhvillohet për mësuesit e gjuhës angleze dhe asaj greke.

Për kandidatët e rinj të mësuesisë në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë provimi i shtetit do të zhvillohet për tre ditë me radhë, përkatësisht në datat 24-26 prill. Ndërsa në datat 27 dhe 28 prill, provimi do të zhvillohet për kandidatët gjuhës gjermane, asaj italiane, si dhe gjuhës frënge.

Dhënia e provimeve të shtetit për licencat e reja në arsim do të vijojë në data 2-5 maj, me kandidatët e matematikës, kimisë, matematikë-fizikës dhe gjeografisë.

Për mësuesit e edukimit fizik provimi i shtetit do të zhvillohet në datat 8-10 maj, për të vijuar me testimet e radhës në datat 11 deri me 23 maj me mësuesit e rinj të profileve histori, gjeografi, fizikë, shkenca sociale, arsim special. Kalendarin e detajuar me datat e provimeve për secilin profil e gjeni në vijim të shkrimit.

Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se provimet do të zhvillohen me 4 turne gjatë secilës ditë, çka do të thotë se mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ta. Në të kundërt nuk do të lejohen që t konkurrojnë në këtë sezon për licencën.

Në ditën e provimit duhet të bëni kujdes dhe të paraqiteni në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit, teksa duhet të jeni të pajisur me dokumentet e identifikimit, mandatin e pagesës së hyrjes në provim, si dhe stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimi.

Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve që do të testohen në këtë sezon, kjo qendër ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

kalendari provime

Licencimi i mësuesve të rinj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.