Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tritoli ndaj Ndrecës në Vaun e Dejës, Berisha: Organizatorët të aktit janë Edi Rama dhe Çuçi

12:03 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes në Vaun e Dejës, ku kreut të degës Bernard Ndrecës iu bë atentat me tritol. Berisha në një dalje për mediat, bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Bledi Çuçi.

“Me këtë akt terrorist Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij. Vau i dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Unë kam biseduar në telefon me Benardin, Zef Hilën dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Dënoj këtë krim të shëmtuar, specialistët e tritolit janë në kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundi zgjodhën atë me ekstremen, por edhe me të dështuan.

Duke dënuar këtë akt të narko-shtetit bëj përgjegjës Edi Ramën dhe ministrin e familjes Çuçi, pasi policia e Vau të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si seksion i PS. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha dyshimet shkojnë se janë organizatorët e këtij akti. U bëj thirrje demokratëve të vazhdojmë këtë betejë se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitjeje të një organizate kriminale të kryesuar nga Rama që ka humbur çdo shpresë dhe nuk nguron as aktet më ekstreme për të terrorizuar”, tha Berisha.

Bernard Ndreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.