Burri i Migena Sinanit që u vra nga kunati i saj, ka thyer heshtjen. Erion Sinani tregoi detaje rreth ngjarjes. “Ata janë njerëzit e mi. I kam krahun e djathtë. Sot më ka uruar Arieli ditëlindjen. Dhimbja është shumë e madhe. Fëmijët janë mirë”, tha Erioni për emisionin “Me zemër të hapur”.
Çfarë ndodhi atë ditë?
Nuk e di se kam qenë në punë.
Çfarë të ka treguar nëna dhe babai?
Nuk e di se jam i tronditur. S’di ça të them. Jam i bllokuar fare.
Ju e keni ditur se vëllai ka pasur armë?
Jo se di që ka pasur vëlla.
Ku u gjet arma?
Se di se nuk kam qenë në shtëpi. Nuk ishte te vendi. Se di kush e ka lëvizur.
Po arsyet e ekzekutimit kush kanë qenë?
Nuk e di!
A qante natën vajza juaj?
Po edhe qante, se fëmijë është.
Si e more vesh ngjarjen?
E mora vesh pak më vonë. S’më punonte telefoni se s’kishte valë. Më kishin marrë mami dhe babi më thanë; hajde në shtëpi se është bërë hataja. Babai ma tha se janë vrarë dy veta nga shtëpia. Aty më ka rënë të fikët. Më ka sjell shoku im. Nuk më lanë të hyja në shtëpi se kishte shumë polici. Trupi i Rolandit u gjet para shtëpisë.
