Drejtuesja politike e Qarkut Dibër Belinda Balluku zhvilloi një takim entuziast me gratë matjane.
Kryebashkiaku Agron Malaj vlerësoi kontributin e dhënë nga gratë e kësaj treve për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik.
“Unë, tha Malaj, kam patur dhe kam shumë besim te aftësitë, përkushtimi dhe korrektësia juaj. Kemi bërë gjithçka që gratë të ndjehen të vlerësuara në çdo aspekt. Kam besim se në zgjedhjet e 14 Majit Ju do të mbështesni jo vetëm kandidaturën time, por edhe listën e këshilltarëve të Partisë Socialiste”, shtoi Malaj.
Zv.kryeministrja Balluku tha se gratë matjane e kanë mbështetur fort Partinë Socialiste. Sakaq PS u ka dhënë vendin e merituar grave, kudo, në Kuvend, në këshilla bashkiak, në administratë.
“Këtu në Mat vij me shumë kënaqësi. Fondet e dhëna nga Qeveria dhe menaxhimi i shkëlqyer nga kryetari i bashkisë Agron Malaj e kanë ndryshuar Matin, theksoi Balluku. Ne kërkojmë mbështetjen e grave matjane që punët e mira të vazhdojnē, që kjo zonë të zhvillohet”, tha Balluku.
Belinda Balluku vlerësoi punën e Malajt si një drejtues i aftë dhe një zyrtar që di të zgjidhë hallet e qytetarëve dhe investon në sektorë të rëndësishëm. Ajo shprehu bjendjen e plotë se Malaj do të arrijë një fitore të madhe në 14 maj, duke nderuar dhe Partinë Socialiste.
