Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

VIDEO/ Ministrja Manastirliu: Fuqizohet flota e imazherisë në Spitalin Pediatrik në QSUT

11:50 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flota e imazherisë në Spitalin e ri Pediatrik në QSUT, është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, nga skaneri, grafia digjitale dhe eko. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin në aparatura bashkëkohore, ku deklaroi se falë këtyre aparaturave bio-mjekësore do të rritet cilësia e shërbimit për pacientët e vegjël.

“Eshtë një prej investimeve që i bashkohet tashmë të gjithë investimeve të Spitalit Pediatrik, për të forcuar një prej shërbimeve më të rëndësishme, që është shërbimi i imazherisë në këtë spital. Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar një investim që mjekët të ofrojnë shërbim në vendin e tyre, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për planin 2-vjeçar të rritjes së pagave në sistemin shëndetësor publik.

“Duke filluar nga muaji që vjen, ju do të keni mundësi si mjekë specialistë të gëzoni rritjen e pagave, ku paga e mjekëve specialistë rritet me 500 dollarë në muaj, ndërkohë që do të kemi rritjen e pagave edhe për specializantët tanë, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së mjekëve specialistë, një pagë e rritur dhe për specializantët ku paga do të shkojë 1000 euro në muaj që është një investim i shtetit për ta, një investim i shqiptarëve për të përgatitur mjekë specialist, në mënyrë që ata pas përfundimit të specializimit të tyre, të mundet të ushtrojë profesionin e tyre për tre vite aty ku nevojë vendi. Edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të ketë rritje 7% për këtë vit dhe duke vijuar me planin tonë për 2024, do të kemi dhe një rritje të targetuar për mjekët e familjes dhe infermierët”, nënvizoi Manastirliu.

Flota e imazherisë në Spitali Pediatrik në QSUT është pajisur me skaner, grafi dhe echo, aparatura të teknologjisë bashkëkohore. Teksa kanë vlerësuar këtë investim, mjekët janë shprehur se aparaturat e reja do të rrisin cilësinë në përcaktimin e diagnozës. Sipas mjekëve, aparaturat kanë një rrezatim më të vogël për femijët, për më shumë cilësi dhe siguri për shëndetin e pacientëve të vegjël.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.