Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Po shiste fara kanabisi, kapet 49 vjeçari në Shkodër

12:10 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 49 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi po tentonte të shiste fara kanabisi me qëllim kultivimin e tyre.

Sipas policisë është ndaluar shtetasin Agim Bekaj, të cilit i janë gjetur rreth 300 fara të dyshuara kanabisi.

“Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, në tentativë për të shitur një sasi farash kanabisi.

Sekuestrohet një qese plastmasi, me rreth 300 fara kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masat Parandaluese”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një qese plastmasi brenda së cilës kishte rreth 300 fara të dyshuara kanabisi. Këto fara dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi A. B., me qëllim kultivimin e tyre në terren.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike dhe për trafikimin e lëndëve narkotike, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Roskovec, 35-vjeçari i jep fund jetës pas negociatave me RENEA-n

17:49 / July 24, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

“Më kanë marrë paratë,” Nertil Buzi kërkon kohë për tu dorëzuar dhe kërcënon me vetëvrasje

13:19 / July 24, 2026

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje, RENEA negocion dorëzimin

11:35 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.