Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarimi në tatime / 30 Prilli afati i fundit, preken mbi 57 mijë të dypunësuar në vend

18:23 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punetor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Data 30 Prill është është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2022. Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, duhet të të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2022 e kanë në total 74,029 nga të cilët 16,732 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 57,297 individë të dypunësuar.

Sipas ligjit në fuqi “nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Deklarata DIVA 2022, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përgjatë vitit 2022 nga ky zë janë arkuar 9.2 milionë euro, me një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërndahen 6 milionë euro për fëmijët nën 18 vjeç-Rreth 40 mijë tatimpagues marrin paratë e DIVA, tatimet vijojnë rimbursimin

12:06 / August 4, 2026

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.