Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Mbi 400 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti”

18:27 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 43e18d6181d3df86b382015abc03fb91
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.

Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi.

Sipas António Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, është e patolerueshme që krizat humanitare në Mesdheun qendror të vazhdojnë.

“Unë shqetësohem për faktin se këto tragjedi janë bërë të zakonshme, pasi që nga vitit 2014 më shumë se 20.000 viktima janë raportuar në këtë rrugë. Shtetet duhet të veprojnë”, tha ai.

Në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, nisen kryesisht me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme nga brigjet e Libisë dhe Egjiptit.

Krahasuar me rrugën nga Maroku për në Spanjë, kjo rrugë përmes Mesdheut qendror është më ndryshe. Shumë shpesh anijet fundosen, si në rastin e një anijeje në rajonin jugor italian të Kalabrisë, që la të vdekur të paktën 72 migrantë në fund të shkurtit. Pas një “rritjeje të madhe” të fluksit të emigrantëve nëpër Mesdhe, Qeveria e Italisë shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme për imigracionin. Kjo është bërë për të menaxhuar më mirë fluksin e migrantëve dhe për të lehtësuar procedurat për riatdhesim./REL

emigrante mesdhe viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.