Mëngjesin e kësaj të enjte, një bombol gazi ka pësuar rrjedhje dhe më pas ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime. Nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja e banesës në katin e pestë ka rënë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish, pasi kjo zonë është zonë tregtare dhe mjaft e frekuentuar. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që paraprakisht ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
