Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Endacaku që agjëron dhe lexon libra

11:51 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
341189229 770366051404061 1118000895279659755 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Osman Stafa

E kisha parë këtë njeri shpesh herë me libra në duar. Por kisha menduar se i mban kot. E kisha paragjykuar.
Teksa kalova sot për të shkuar në Parlament, i kalova afër dhe e dëgjova teksa lexonte me zë të ulët. U ndala.
I dhash disa të holla, për të gjetur mundësinë për të folur me të.
-Jetoj i vetëm diku në Sauk. Nuk kam njeri, -më thotë.
-Ke nevojë për të ngrënë apo ndonjë nevojë tjetët?, i them.
Jo, më thotë, jam me agjërim. Unë agjëroj.
Mbeta pa fjalë.
Nxorra nga xhepi disa para të tjera, për të blerë me to ushqime për iftar. Por zotëria insistoi për të mos i pranuar, sepse ishin shumë dhe se sapo i kisha dhënë. E binda.
Ke nevojë për diçka që mund të bëj për ty në vazhdim?
U mendua. – Për Bajram po munde.
Ia premtova që po.
Po sa vjeç je?
Se mbaj mend.
Ku ke mësuar të lexosh?
Që i vogël.
Po pse lexon?
Sepse s’më lë të humb mendjen.
E di ti që njerëzit, e sidomos të rinjtë nuk lexojnë sot?
(Qeshi) S’do ia dinë kuptimin jetës. Leximi të zhvillon.
Po pse s’te ka zhvilluar ty?
Sepse mua ashtu më erdhi jeta.
Je i lumtur me jetën që ke?
Jo nuk jam, por jam mësuar. Ky është fati im.
Po pse agjëron?
Sepse kam lexuar për Zotin.
Po si beson në Zot ti, me jetën që ke, Zoti s’të ka ndihmuar.
Quhet sprovë.
Të ka ftuar ndonjë politikan për iftar?
(Më pa në sy) Ç’punë kanë ata me Zotin?
Do shihemi prap, i thash.
Do të të pres dhe ditë të mbarë.

osman stafa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.