Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka thënë më herët se na zgjedhjet e 14 majit ai mendon se mund të fitojnë më shumë se 45 bashki. I pyetur në një intervistë në Euronews Albania ai tha se u qëndron këtyre shifrave e madje duke parë aftësinë e kundërshtarit ai shton se edhe fitorja në 55 bashki është e mundshme.
“Mendoj se për çfarë kemi bërë dhe përfaqësojmë si forcë politike, mendoj rezultatet historike politike që ne kemi, shikoj sondazhin, të dhënat në terren dhe bëj projeksionin politik. Patjetër nisem edhe nga aftësia e kundërshtarit, sepse aftësia apo paaftësia e kundërshtarit, futet në atë që quhet kalkulim politik zgjedhor. Mendoj se 45 është minimumi, 55 është një shifër më se e arritshme mund të jetë më shumë apo më pak, por nga të gjitha llogaritë elektorale, besoj se do qëndrojmë në këto numra”,-tha Damian Gjiknuri.
Postime te ngjashme
Add A Comment
