Ka rënë në prangat e policisë kushëriri i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për Emiljano Ninën. Ai është arrestuar nga policia një ditë më parë.
Efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli.
Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt kërkohej nga komisariati i policisë numër dy. Ai është shoqëruar në polici. Emiljano ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim. Është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm.
27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase.
