Fillimisht ishte Partia Socialiste që çeli të martën fushatën elektorale, dhe të shtunën nis fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Aktiviteti do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, dhe është zgjedhur ambienti që Berisha fillimisht përdori për të rithemeluar PD-në për të hapur dhe fushatën elektorale. Hapja e fushatës do të nisë në orën 12:00 dhe pritet të ketë rreth 17 folës. Nesër do të zbulohet edhe kënga që do të përdoret deri më 12 Maj, në afatin e fundit për të bërë fushatë elektorale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
