Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor Vlorë-Kuç gjatë mesditës, ku shoferi 70-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
