Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Premtimet e Berishës: Të rinjtë shqiptarë i shoh si nipërit e mi. Ju e dini që jam në shërbimin tuaj

17:13 / April 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 12 1068x712 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, renditi të gjitha arritjet e bëra gjatë qeverisjes së tij, duke filluar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe deri te rritja e pagave.

Më tej, ai theksoi objektivat që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të përmbushë në votëbesohet.

“Për të gjithë ju që më njihni e dini që Sali Berisha kur vihet në shërbim të qytetarëve me të gjitha dobësitë dhe të metat e tij lë pas arritje të mëdha, kjo sepse ai beson dhe punon fort për qëllimet që shpall, ai beson që pika e ujit e shpon gurin. Le të them çfarë të dua unë, por e vërteta është që fitoret më të mëdha të demokracisë moderne, tapi, NATO demokracia, Rruga e Kombit, Autostrada Tiranë Elbasan, Kaskada e Devollit, Matit, rrogat der në 13 më të larta i ka sjellë partneriteti i PD, aleatëve të saj Sali Berishës me qytetarët e saj.

Ndaj dhe sot ju bëj thirrje votoni ndryshimin, ndryshimi është ne duart tuaja, bashkë fitojmë. Qëllimi ynë më madhor do të jetë anëtarësimi i padiskutueshëm i Shqipërisë në BE. Prandaj kjo betejë që bëjmë së bashku është beteja më e rëndësishme e jetës tonë, qëllimi më kryesor është një Shqipëri europiane, vend i zhvilluar, aleat i SHBA. Kur njeriu ka fatin e madh të bëhet gjysh të gjithë të rinjtë i  sheh si nipërit dhe mbesat e tij ndjehet i detyruar ndaj tyre.

Është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare. Ai që do të zgjidhet do të marrë masat është lufta totale kundër varfërisë pasi varfëria sot është burimi i të gjitha të këqijave. Misioni jonë sot nuk do të jetë shqiptarët mos vdesin për bukë siç thotë Edi Rama, misioni ynë do të jetë shqiptarët të jetojnë si europianët, shqiptarët të jetojnë kjo do të thotë që pagat e shqiptarëve dhe pensionet të jenë trefishi i atyre, të jenë më të lartat në rajon.

Si do arrihet kjo, do arrihet duke zhdukur faturat e lindjes, ka para por ato janë të vjedhura, duke kthyer pasuritë kombëtare të shqiptarëve në bekim , Shqipëria është vend më i pasur në rajon, shqiptarëve u takon ashtu si e patën 10 vite më parë të kenë rrogën më të lartë, vetëm kjo e vë në shina Shqipërinë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, këto objektiva do të jenë gjilpëra për të qepur plagët e hapura të shpopullimit. Miqtë e mi do ja dalim ta bëjmë këtë vend, unë besoj që Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët që e duan dhe besojnë në atë. Unë besoj që Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë nga pak dashuri të gjithë. Nuk duhet të presim  nga një lider, apo nga ndërkombëtarët, dashurinë më të sinqertë nënës mund t’ia japin vetëm bijtë e saj”, tha Berisha.

Berisha Tirane zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.