Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive. Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

21:38 / April 16, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berlusconi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ka dalë nga terapia intensive, ku po trajtohej që prej 5 prillit kur shfaqi komplikime të sëmundjes me të cilën po përballet, Leuçemisë.

Sipas mediave italiane, Berlusconi u transferua nga kujdesi intensiv në një repart të zakonshëm spitalor. Vëllai i tij Paolo e konfirmon këtë kur hyn në San Raffaele për të vizituar ish-kryeministrin.

“Gjithçka është në rregull”, thotë ai. Më pas shton, duke iu drejtuar gazetarëve: “Shpresoj ta përfundoni punën sa më shpejt: do të thotë se gjithçka po shkon mirë”. Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spital që prej datës 5 prill me pneumoni, një ndërlikim i leucemisë kronike mielomonocitare, nga e cila vuan prej disa kohësh.

Berlusconi ndiqet nga mjeku i tij i besuar dhe shefi i kujdesit intensiv, Alberto Zangrillo, dhe nga Fabio Ciceri, në krye të njësisë së hematologjisë dhe onkohematologjisë në spitalin Milanez. Si zakonisht, familja dhe miqtë vizituan Berluskonin të dielën, përveç vëllait të tij Paolo.

Mbështetje e fortë për të ka ardhur edhe nga bota e politikës. Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Matteo Salvini, komenton në Twitter lajmin për daljen e Berlusconit nga terapia intensive: “Paç fat Silvio, miku im!”.

Berlusconi shendeti terapi intensive
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.