Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

A mund të shtosh në peshë prej ujit me gaz?

22:15 / April 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uji me gaz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante. Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore. Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë. Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë. Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen. Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë. Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur.

Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

Ekspertët sugjeron se, si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit. Ata nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur. Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura.

Nëse dëshironi, ekspertët këshillojnë t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave. Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar. Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën. Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid. Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish.

ekspertet peshe uji me gaz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.