Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunimi i 28-vjeçares, ministri Manja: Prokuroria nuk ka kërkuar ende ekspertët mjeko-ligjorë

23:18 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ulsi Manja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati mbrojtës i 28-vjeçares të mbajtur peng dhe dhunuar nga partneri i saj në Tiranë, denoncoi në emisionin Opinion se ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë kryer kontrollet ndaj të dhunuarës edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja.

Pas këtij denoncimi publik, ka reaguar për Opinion ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se Instituti i Mjekësisë-Ligjore i kryen veprimet me vendim të Prokurorisë së Tiranës dhe deri më tani nuk ka asnjë të tillë.

Megjithatë, sqaroi Manja, ka urdhëruar ekspertët mjeko-ligjorë që të koordinohen me Prokurorinë e Tiranës nga dita e nesërme për rastin në fjalë.

“Instituti i Mjekësisë-Ligjore për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor vihet në lëvizje me vendim të Prokurorisë së Tiranës. Deri tani rezulton se ende nuk ka një vendim të tillë nga organi i Prokurorisë së Tiranës për Institutin e Mjekësisë-Ligjore. Por gjithsesi, të gjithë dëmtimet janë përshkruar në regjistrin e spitalit ku po trajtohet zonja dhe ekspertët e Mjekësisë-Ligjore përveç ekzaminimit fizik të dëmtimeve e japin vlerësimin e tyre mbi bazën edhe të kartelës. Por nisur nga kërkesa publike në emisionin Opinion, kam urdhëruar ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore që nesër të koordinohen me Prokurorinë e Tiranës për kryerjen e ekspertimit me përparësi. Rasti po përcillet me vëmendje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në marrjen e vendimit nga ana e Prokurorisë për ekspertim”, thuhet në reagimin e ministrit Manja.

28 vjecarja Dhunimi ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.