PD-ja zyrtare ka dorëzuar në KAS ankimimin për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që në fletën e votimit të shkruhet Ilir Meta dhe jo inicialet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
I takon Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve të shqyrtojë kërkesën. Nëse do të kemi një vendim që do pranojë ankimimin e Alibeajt me shumë gjasë vendimi do apelohet në Kolegjin Zgjedhor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Nëse KAS do të rrëzojë ankimin e PD-së së Alibeajt, pritet që PD e Alibeajt ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor. Në momentin që nuk kemi të printuar fletët e votimit kjo çështje mbetet e hapur deri në një vendim përfundimtar.
