Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hapen 7 shërbimet e para në Spitalin Qendror në QSUT. Manastirliu: Rritet cilësia e shërbimit

13:43 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 18 at 13.18.30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitali Qendror në QSUT është vendosur në funksion të pacientëve me shtatë shërbimet e para, të cilat tashmë janë funksionale, teksa vijon plani i transferimit të plotë të shërbimeve, që do të përmbyllen me vënien në funksion të urgjencës së re. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër pacientët e pare dhe stafet mjekësore të shërbimeve të transferuara në spitalin e ri.

“Jemi të kënaqur që plani i transferimit është duke shkuar ashtu sikurse ne e kemi planifikuar, duke garantuar që shërbimet të transferohen nga pikëpamja e organizimit ndërspitalor, por edhe organizmit mes shërbimeve të ketë efektivitet maksimal. Shtatë shërbime janë transferuar. Kjo është faza e parë, puna po vijon për t’u transferuar edhe shërbimet e tjera, sikurse ëshhtë shërbimi i kardiologjisë, reanimacionit kardiak dhe urgjenca”, tha Manastirliu.

Pacientët dhe mjekët kanë vlerësuar maksimalisht këtë investim madhor në sektorin e shëndetësisë. “Gjithçka e re, gjithçka me standarde europiane”, tha Prof. Myftar Barbullushi, Shef i Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT. “Dhoma për pacientët janë të përsosura, absolutisht asnjë gjë mangët. Motivimin e kemi më të madh dhe detyrat do t’i bëjmë më mirë”, tha prof. Adriana Babameto, Shefe e Shërbimit të Gastro-Hepatologjisë në QSUT.

“Me këtë ndërtim që është bërë këtu, ne jemi të barabartë me Europën në nivelin spitalor. Do kërkojmë të rrisim cilësinë e shërbimit dhe perfomancën tonë,” tha Prof. Agron Ylli, Shef i shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT. Spitali Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit. Spitali Qendror ka kapacitet 345 shtretër dhe do të akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.

Pesë vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për modernizimin e QSUT dhe pas përfundimit të Spitalit Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT dhe Spitalit Qendror, vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.