Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht këtë të martë (18 prill) fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Slogani i PD-së do të jetë “Frymëmarrje për Shqipërinë”, ndërsa takimi po mbahet në Pallatin e Sportit, “Fahrie Hoti”.
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të prezantojë edhe Roland Bejkon si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Partia Demokratike nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do të kandidojë me vetëm 16 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
Kandidatët e PD për 16 bashki:
Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini
Bashkia Dibër– Naim Gazidede
Bashkia Mirditë- Mark Ruçi
Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari
Bashkia Tiranë- Roland Bejko
Bashkia Dimal- Dritan Sula
Bashkia Kucovë – Ilirjan Koxhaj
Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj
Bashkia Polican -Florjan Qama
Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj
Bashkia Patos- Pranvera Rizaj
Bashkia Gjirokastër -Shemsho Lamaj
Bashkia Këlcyrë- Adriatik Spahiu
Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
Bashkia Finiq- Leonidh Papa
Bashkia Sarandë- Skënder Muço.
