Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sulmon kandidaten e PS-së: Bënte pushime në Antalya me pensionet e invalidëve

18:21 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes dhe kandidates së PS-së për Roskovecin, Majlinda Bufi.

Ish-kryeministri u shpreh në një takim me qytetarët se Bufi nuk ia jepte invalidëve pensionet, por i mbante ato për vete dhe me ato para bënte pushime në Antalya.

“Miqtë e mi!

Ju e shifni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju se pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush.

Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Erdiz Hazizajn. Megjithatë në qoftë se të ka mbetur minimumi i përgjegjësive para qytetarëve të Roskovecit, hajde në këtë shesh dhe bën debat me Erditin, shpjegojuani qytetarëve se çfarë do të bëni për 4 vitet që vijnë.

Por ti nuk vjen dot, sepse aq sa mund të dalë simotra jote në Tiranë, Olta Xhaçka, apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të ballafaqohesh me rivalin tënd që vjen nga vota e lirë. Po dole ti në debat me Erditin, të dalin llogaritë bankare që merrje bashkë me një Avni Cjapin, pensionet e invalidëve i fusje në bankë, merrje fitimet dhe pastaj i lije ata pa pensione dhe ja mbathje për Antalja apo për pushime të tjera. Kurse hallexhinjtë i lije të numëronin kafshatat.

Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu sepse për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot.

U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje”, theksoi ai.

roskovecin Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.