Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Interpelanca, Lleshaj: Autorët ishin profesionistë, koncesionari ka refuzuar policinë e Shtetit

11:25 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në interpelancë për grabitjen e Rinasit më 9 prill tha se kontraktori i Rinasit ka refuzuar policinë e shtetit të mbikqyrë kamerat. Madje ai shkoi më tej në qëndrimin e tij se janë evidentuar 12 probleme të mëdha në aeroport, por asnjë nuk është marrë në konsideratë nga koncesionari.

“Vërejtjet kryesore të bëra nga Policia janë portat e papërshtatshme, rrethimi i jashtëm pa sensorë, kamerat jashtë funksionit, ndriçimi i pistës i pamjaftueshëm, zona e tranzitit po ashtu, shërbimet e sigurisë të pamjaftueshme e të paplota. Janë të paktën 12 probleme të mëdha që janë evidentuar në kohë nga autoritetet përkatëse”, tha Lleshaj.

Sipas tij grabitja është kryer nga profesionistë që u larguan nga një tunel, dhe i ikën vëmendjes së policisë. “Masat e marra, reagimi i shpejtë i policisë kanë siguruar prova që japin shpresë të madhe në sukses për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky ishte episod i një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë, ngjarja do zbardhet përfundimisht. Nuk ka qenë një rast i thjeshtë, grabitje me autorë profesionistë që kanë shpërthyer edhe zona sigurie më të mëdha, kanë shpërthyer burg të një vendi në BE, kanë vrarë punonjës policie dhe nuk është arritur të kapen, këtu kemi një sukses fillestar”, tha më tej ministri, duke garantuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

interpelancë opozites
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.