Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në njësinë 4: Nuk do të jetë më cepi, por porta hyrëse e Tiranës

12:57 / April 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 19 at 12.16.25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turi i drejtuesit socialist të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 4 në kryeqytet, ku pasi zhvilloi një ecje për të takuar qytetarë dhe biznese të ndryshme të zonës, mori pjesë edhe në mbjelljen e 15 pemëve, si vijim i fushatës së gjelbër. Pas takimeve më banorët e kësaj njësie, Veliaj tha se mori vlerësimet nga qytetarë të ndryshëm për të gjitha punët dhe veprat publike të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës edhe në këtë njësi, që sidomos me Lagjen e re të Rindërtuar, “5 Maji”, ka pësuar një transformim dhe zhvillim ekonomik vitet e fundit.

“Kemi takuar njerëz gjithë rrugës dhe në çdo stacion, ose ishte dikush që ishte administrator pallati dhe tha: “Me këtë sistemin e ri na është bërë më mirë”, ose ishte dikush që kishte hapur një biznes të ri dhe po i shtohej puna, se kanë ardhur edhe banorët e rinj tek “5 Maji”. Ishte një bekim i madh se ti kupton që ne i kemi lidhur fijet me njëri-tjetrin. Ai që quhet stofi, apo xhinsi siç thonë tironsit, në thelb kjo është. E vetmja vërejtje që kam pasur gjithë rrugës me njerëzit është një xhep i vogël këtu, do të thotë që është zgjidhur një pjesë shumë e madhe e gjërave”,-tha Veliaj.

Ai tha se nëse vetëm pak vite më parë “5 Maji” apo Bregu i Lumit konsideroheshin fundi i botës, sot kjo zonë do të jetë porta hyrëse veriore e Tiranës. “Kur thoshin njerëzit e kam shtëpinë tek “5 Maji”, apo Bregu i Lumit, konsiderohej fundi i botës. Tani kjo do bëhet porta e re e Tiranës. Plani tjetër është që të bëhet ura këtej, të lidhen edhe me Kamzën e Paskuqanin. Në anën tjetër kalon autostrada dhe krejt papritur, siç është bërë Farka e lidhur me autostradë dhe i ka rritur vlerën, autostrada që kalon këtu do ta kthejë këtë zonë, jo në cepin dhe fundin e Tiranës, por në fillimin dhe hyrjen e Tiranës”,-u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se puna nuk ka mbaruar dhe pikërisht për t’i vazhduar ato në një mandat të tretë Partia Socialiste kërkon votën e qytetarëve të Tiranës.

“E di që jo të gjitha punët kanë mbaruar. Unë besoj se pikërisht pse kemi ende punë për të bërë duam, që të përveshim mëngët e të ecim përpara. Kryeministri na ka lënë një porosi, që ne nuk do mbjellim sherr në këtë fushatë. Ne nuk jemi këtu se kemi inat të tjerët. Ne jemi këtu se duam njëri-tjetrin, familjet, çunat, gocat, komunitetin. Për këtë dashuri dhe këtë pasion kemi vendosur më mirë të mbjellim pemë dhe të gjithë atyre që merren me mirëmbajtje dhe pastrim mos t’u lëmë as postera, as banderola, as rraqe e shkarravina, që në fund fare, qyteti do ketë pemë dhe për ata që ndoshta nuk i mendojnë gjerat si ne, të paktën do thonë këtyre kundërshtarëve tanë edhe fushata u pati duk, se mbollën gjelbërim, ajër të pastër e oksigjen”,-deklaroi në fund Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.