Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ramazan Rrajës. Media mëson se ai është kapur tek Ura e Gjolës,ku ka qenë në cep të rrugës vetëm në këmbë.
Sipas burimeve, dyshohet se Rraja ka qenë duke pritur ndonjë person tjetër.
Në atë moment është ndërhyrë nga blutë për arrestimin e tij.
Me vete i është gjetur edhe një pistoletë.
Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.
Burimet bëjnë me dije se Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet.
