Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komplimentoi Zelenskyn, e moshuara ruse merr një gjobë të majme nga gjykata

14:00 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Volodymyr Zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një e moshuar ruse duhet të paguajë një gjobë të majme vetëm pse bëri komente pozitive për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas “Daily Mail”, Olga Sleghina kishte pohuar dhjetorin e kaluar, ndërsa ndodhej në një sanatorium, se lideri i Ukrainës është një “djalosh i pashëm”.

Fjalët e bukura për Zelenskyn me siguri “acaruan” Kremlinin, si rezultat i së cilës policët e morën në pyetje të moshuarën dhe një gjykatë e Moskës e gjobiti me 40 mijë rubla (445 euro).

Seanca e çështjes së Slegginës zgjati vetëm pesë minuta.
Siç raporton botimi britanik, pas marrjes në pyetje, gjykata i kërkoi asaj të firmoste një letër që nuk mund ta lexonte pasi, siç tha ajo, ka katarakte në sy.

70-vjeçarja ruse u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse, sepse ajo e përshkroi fare thjesht presidentin 45-vjeçar ukrainas si një “djalosh të pashëm”, komenton gazeta “Daily Mail”.

Sleggina i bëri këto komente më 24 dhjetor 2022, sipas Qendrës së të Drejtave të Njeriut Memorial me qendër në Moskë.

Ai shprehu komplimente për presidentin ukrainas, në një bisedë që pati në sanatorium me një grua nga Odessa. Dy gratë po shijonin darkën e tyre duke u përpjekur të shqiptonin saktë një fjalë ukrainase për një lloj buke vendase. Më pas kamerierja Natalya Zakharova iu bashkua bisedës së dy grave, duke e quajtur Zelensky “të shëmtuar” dhe “të çuditshëm”, sipas burimeve të ndryshme.

Sleggina hodhi poshtë komentet e kamerieres, duke thënë: “Të gjithë qeshnin me shakatë e Zelensky kur ai ishte një komedian, para se të hynte në politikë”.

Tre ditë më vonë, një burrë me rroba civile iu afrua asaj dhe u tha se tre persona e kishin denoncuar për atë që ajo kishte thënë në favor të armikut: domethënë se ajo kishte “lavdëruar” Zelensky.

Megjithatë, ajo këmbënguli se kishte bërë komente pozitive për pamjen e jashtme të liderit ukrainas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.