Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

22 mijë profesionistë të shëndetësisë përfitojnë rritje page

10:46 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 93
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50 mijë lekë të pagës për çdo mjek specialist, që punon në spitale dhe poliklinika në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “do të ketë gjithashtu rritje me 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore në gjithë sistemin e kujdesit parësor e spitalor”.

“Kemi rritur që nga pikënisja 63% mbështetjen për mjekët dhe infermierët. Me vendimin e qeverisë dhe reformës për rritjen e e pagave do të kemi rritjen historike për mjekët specialistë. Do të ketë një rritje për të gjithë punonjësit që punojnë në administratat e strukturave të njësive vendore të kujdesit shëndetësor, të agjencive të ministrisë së shëndetësisë dhe spitaleve tona, një rritje nga 25-50 % duke krijuar një hierarki të pagave, e cila reflekton dhe rritjen historike që po ndodh me pagat për mjekët specialistë”, nënvizoi Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, janë shtylla e sistemit shëndetësor ata që kujdesen çdo ditë për ata pacientë qytetarë, që kanë nevojë për shërbim cilësor shëndetësor”.

Ndaj fokusi ynë, vijoi Manastirliu, në të tërësinë e të gjithë planit tonë për fuqizimin e sistemit shëndetësor ka qenë tek mbështetja dhe fuqizimi i profesionistëve të shëndetësisë.

“E kemi bërë këtë që në pikënisje duke i mbështetur, duke rritur dhe fuqizuar të gjithë aspektet e punës në shëndetësi duke nisur nga investimet, nga mbështetja nëpërmjet rritjes së pagave, të cilat janë vërtet historike”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se “do vazhdojmë të rrisim pagat edhe në vitin 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët ku do të ketë një rritje page të targetuar për ta. Nga e gjithë politika jonë e rritjes së pagave përfitojnë rreth 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin e shëndetësisë”.

Ogerta Manastriliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.