Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pamje të rënda! Shqiptarë e nigerianë përleshen në Itali, Salvini: Largoni banditët

15:26 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre emigrantë në Itali janë përleshur mes tyre me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ferrara, ku sipas mediave italiane, në sherr u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. I plagosur mbeti edhe njëri prej nigerianëve, por në gjendje më të lehtë.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili në Twitter postoi edhe foto të dy të plagosurve të shtrirë në rrugë teksa po prisnin për ndihmën e shpejtë. Në reagimin e tij, Salvini tha se është koha që banditët të largohen nga qytetet.

“Përleshje e madhe midis emigrantëve në lagjen Gad të Ferrara, ku u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Më 3 Maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një direktivë për të larguar banditët nga qytetet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne“, deklaroi Salvini, transmeton tvklan.

Lagjia Gad është ndër më të degraduarat në qytetin Ferrara. Për vite të tëra me radhë, në atë lagje kanë jetuar emigrantë të ndryshëm, kryesisht nigerianë dhe shumë prej tyre janë përfshirë në trafikun e drogës.

ENNESIMA rissa tra immigrati nel quartiere Gad di Ferrara, con coltellate tra un albanese e 2 nigeriani. Il 3 maggio sarò in città e nelle prossime ore inviterò tutti i prefetti una direttiva per cacciare i balordi dalle città. Dove non arrivano i sindaci, arriviamo noi. pic.twitter.com/fBYu9K0Ckk

— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) April 17, 2019

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.