Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar një video në rrjetet sociale duke i bërë tejet kurioz fansat për mesazhin e shpërndarë.
“Hej, kam një lajm shumë të rëndësishëm dhe jam shumë e lumtur që po e ndaj. Sonte #BigBrotherVipAlbania”- thuhet në video.
Me siguri, Elvana do të hyjë për të surprizuar ndonjë nga banorët në veçanti, ose të gjithë shtëpinë duke na dhuruar super atmosferë me hit-et e saj muzikore.
Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak ditë nga përfundimi i këtij spektakli në datë 6 maj dhe një festë elektrizuese është e nevojshme për konkurentët.

