Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri në internet përfundoi me dy të plagosur, arrestohet njëri nga bashkëautorët e ngjarjes

13:19 / April 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia njofton se falë veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 15.04.2023, në Durrës, ku për shkak të një konflikti në rrjete sociale, u plagosën lehtë, me armë zjarri, 2 shtetas.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga bashkautorët e dyshuar të këtij rasti, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.Kërkimet vijojnë për kapjen e bashkautorit tjetër, të shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe operacionale, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 15 prill 2023, në Durrës, bazuar në provat e siguruara, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Platforma”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Sh. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sh. K. dhe K. M. kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit I. V., A. H. dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku, në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit I. V. dhe A. H. Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.