Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç pas zgjedhjeve në veri të Kosovës: Do të ketë ndryshime tektonike!

20:54 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për rezulatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe duke pretenduar se këtej e tutje do të ndodhin “ndryshime tektonike”. Në një deklaratë para qytetarëve, presidenti i Serbisë u shpreh se nuk do të komentojë rezultatet zgjedhore, por do të prezantonte ndryshimet tektonike që sipas tij ndodhën dje në Kosovë.

“…analiza jonë nuk duhet të jetë sipërfaqësore dhe e cekët, sepse gjithmonë jemi të lumtur ta pranojmë se ndodhi humbja e Albin Kurtit dhe regjimit të tij. Po, kjo është e qartë,”, tha Vuçiç.

Sa i përket bojkotit të serbëve për të votuar, Vuçiç tha se ky ishte një mesazh edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Dje, populli serb tregoi që ata duan komplet qasje tjetër, mbi të gjitha nga komuniteti ndërkombëtar. Kur e them një gjë të tillë, i referohem fuqive perëndimore. Populli serb po kërkon më shumë respekt, dialog, dhe dialog të vërtetë, por jo zgjidhje të imponuara,” – u shpreh presidenti serb.

Vetëm 3.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote votuan dje në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke e cënuar rëndë kësisoj legjitimitetin e kryetarëve dhe asamblistëve të zgjedhur. Dy kryetarë të zgjedhur ishin nga Vetëvendosje dhe dy të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës. Këto të dyja ishin partitë e vetme parlamentare në vend që morën pjesë.

Kosove Vucic Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.