Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi! Nga sheshi Skëndërbej e deri në Kombinat, cilat janë zonat që do të përfshihen

09:04 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1068x640 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye Bashkia Tiranë ka hapur tenderin me vlerë 12.5 milionë lekë me titullin “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit wifi në ambjentet publike të Tiranës”.

Në tender thuhet se deri më tani ky shërbim ofrohet në 13 hapësira publike si Sheshi “Europa”, Parku “Rinia”, Sheshi “Nënë Tereza” Fusha e Aviacionit etj.

Përtej shesheve të vendosura pritet të ofrohet ky shërbim edhe në 14 hapësira të tjera publike të tilla si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit, terminalet e autobusave si kombëtar dhe ata që ofrojnë shërbimin ndërkombëtar, pranë Liqenit Farkës, Ali Demi, Kinostudio, Kombinat dhe tek Liqeni Artificial. Për ofrimin e ktëij shërbimi sa më cilësor do të vihen në dispozicion një sërë pajisjesh në zonat përkatëse.

Qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i hartës së ofrimit të shërbimit WiFi, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës nevojshme për këtë qëllim, në hapësira të reja publike në qytetin e Tiranës, zgjerimi i infrastrukturës në ambjentet ekzistuese nëse do të konsiderohet e nevojshme nga autoriteti kontraktor si dhe mirëmbajtja e pajisjeve, aksesorëve dhe të gjithë komponentëve që mundësojnë ofrimin e shërbimit, sipas kërkesave në këtë dokument.

Periudha do të jetë 12 muaj nisur nga kjo datë për realizimin e projektit me të gjithë komponentët përbërës. Ndërsa mirëmbajtja do të jetë 24 muaj, duke filluar nga data e marrjes në dorëzim të projektit. /SCAN/

tirana WiFi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.