Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dan Hutra flet nga burgu: Tre herë kam dashur të vras Rahman Selën, por tani e ka falur pushka

12:47 / April 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dan hutra okok 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra u kap në zonën e Sharrës në Tiranë pas vrasjes së 3 grave, kishte planifikuar të bënte vrasjen e 4-tër. Objektivi i tij ishte Rahman Sela, një banor i asaj zone. Në intervistën nga burgu për emisionin “Uniko”, Hutra thotë se Rahman Selën e akuzon se i dha armën autorit që i vrau të atin shumë vite më parë. 40-vjeçari Hutra tregon se ka bërë tre tentativa për të vrarë Rahman Selën, por nuk ia ka dalë. Tani thotë se është i falur.

Spartak Koka: Çfarë të ka bërë Rahman Sela?

Dan Hutra: Më kanë vrarë plakun, ai që më ka vrarë plakun ka marrë pushkën te Rahmani. Unë jam nisur me e vra 3 herë atë dreq edhe 3 herë nuk e kam vrarë. Ai ka qenë jetëgjatë, e ka fal pushka e tani është i fal.

Spartak Koka: Ke tentuar dhe 3 herë të tjera ta vrasësh?

Dan Hutra: Që atë natë që kam dalë nga burgu më 14 Maj 2021, të nesërmen mbrëma kam shkuar, ai të nesërmen a të pasnesërmen ishte në Has. Edhe më thotë dikush thotë që janë në Has. Ai nuk dinte se doja ta vrisja. Ika në Has unë, marr vesh që ai ishte nisur për Tiranë. Edhe kështu. Ai ka qenë jetëgjatë, për mua tani është i fal se unë jam futur në lagje të Rahmanit edhe pse nuk ja dija shtëpinë saktësisht pasi ishin ndërtuar shumë banesa aty, kam thirrur o Rahman, o Rahman nja 10 minuta. Nuk doli askush se do ta detyroja do i thoja më ço tek shtëpia e Rahmanit. Nuk doli askush, kam dalë pastaj, lashë kallashin te dera, u futa tek dyqani për të blerë ujë. Mora një dy molto e ca paketa. Unë e pashë atë djalin që po merrte policinë në telefon dhe filloi të dridhje edhe ai Vasili po fliste nga iku ky mor vlla, po makina nga u zhduk, po më jepte televizori në ato momente.

Spartak Koka: E pe veten në televizor?

Dan Hutra: Po sigurisht. Edhe dola jashtë, mendova thashë me u vra djali i ri thashë gjynah, i pafajshëm është, edhe unë do ta marr policinë. Edhe dola lart në kodër atje ku më ka kapur policia, edhe u ula po pija cigare. Po prisja kur të kalojë Rahmani andej se në mëngjes aty do kalonte Rahmani. Epo nuk qe e shkruar dhe kaq.

Spartak Koka: Të arrestoi policia?

Dan Hutra: Po.

Dan Hutra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.