Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Spanjë, pas një operacioni nga autoritetet, të cilët zbuluan dy plantacione kanabis.
Të arrestuarit janë të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç.
Autorët i kishin përshtatur ambientet për të kultivuar lëndë narkotike në zona të pabanueshme
Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit, si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit, dhe më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.