Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Projektligji për rritjen e pagave diskutohet në Kuvend

18:05 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reforma e pagave nisur nga qeveria me ligjin e pagës minimale dhe më pas me rritjen e pagave në arsim, shëndetësi dhe siguri, do të vijojë me administratën publike dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Dy projektligje të reja për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe për pagat, shpërblimet në institucionet e pavarura synon të rregullojë efektet e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në 22 nëntor të vitit të kaluar. Projektligjet janë në komisione parlamentare, ndërsa deputetët do të shtojnë amendime të reja, duke shtyrë miratimin në parlament seancën e ardhshme.

Ndryshimi kryesor është fakti se rroga e presidentit të republikës do të dyfishohet nga 257 000 lekë në 425 000 lekë në muaj.

Si paga më e lartë në republikë në bazë të saj do të përcaktohen pagat e tjera të institucioneve të pavarura të administratë që shumëzohen me koeficientët përkatës.

Me koeficientet e reja nuk pritet të ketë̈ ndryshim në paga për kryeministrin, kryetarin e kuvendit, ministrin dhe deputetët. Por, ndryshime do të ketë për anëtarët e komisionit të konkurrencës, atyre të autoritet të dosjeve, për anëtarët e entit rregullator të ujit, autoritetit të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe për Inspektorët e ILDKPI. Rritje që variojnë nga 28 deri në 54 mijë lekë.  Ndërkohë disa institucione të pavarura si enti rregullator i energjisë, KQZ, Avokati i Popullit dhe institucionet e reja të drejtësisë marrin vendimet e tyre kolegjiale dhe përjashtohen nga rregullimet e këtij ligji

Këto shtesa në paga do t’i kushtojnë̈ buxhetit rreth 20 milionë̈ lekë në vit apo 180 mijë euro. (TAB 1)Ndërkohë sa i përket prokurorëve dhe gjyqtarëve, paga nuk mund të jetë më e ulët se 153 000 lekë në muaj përcakton projektligji, duke marrë shkas dhe nga limiti i Gjykatës Kushtetuese. Efekti në buxhet për pagat e anëtarëve të sistemit të drejtësisë do të jetë 959 milionë lekë ose 8.6 milionë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.