Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, këto kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
