Durrësi është përfshirë nga një mot i keq, dhe kjo ka shkaktuar vonesa në portin e këtij qyteti. Tragetet që do të niseshin nga ky port nuk mbërritën në kohë në brigjet italiane. Dy tragete me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë. Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, shkak për vonesat në nisje është bërë era e fortë dhe deti me dallgë. Probleme janë hasur edhe në sektorin e peshkimit ku puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa kushtet e motit janë drejt përmirësimit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
