Presidenti Bajram Begaj ka nisur të enjten vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Zoran Milanoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit bëri të ditur se në fokus të bisedës me Milanoviç ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, agjenda e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet rajonale.
Nga ana e tij, presidenti kroat theksoi se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej të ishin tashmë të anëtarësuar në Bllok ose shumë pranë anëtarësimit në BE. Milanoviç u tregoi synimet për të lidhur Shqipërinë me Europën përmes rrugëve tokësore.
Begaj falenderoi homologun kroat për mbështetjen që vendi i tij ka treguar edhe ndaj Kosovës, në kuadër të procesit të njohjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
